Aktualitet

Kryeministri hungarez viziton Tiranën, takim me Ramën dhe Nikollën

Shkruar nga Liberale
Kryeministri hungarez viziton Tiranën, takim me Ramën dhe

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban do të vizitojë sot Shqipërinë.

Lajmi u bë me dije një ditë më parë nga nga shefi i shtypi të kryeministrit, Bertalan Havasi, i cili deklaroi se Orban së bashku me delegacionin hungarez do të zhvillojnë një vizitë zyrtare në Tiranë.

Orban do të shoqërohet nga ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Peter Szillarto dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Marton Nagy, të cilët pritet të zhvillojnë një takim me kryeministrin Edi Rama, ku më pas do të mbajnë një konferencë të përbashkët për mediat.

Ndërkohë, pas Ramës, Orban do të zhvillojë një takim me kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikollën.

Axhenda me Ramën

Sot në orën 9:30 ceremonia e pritjes së kryeministrit hungarez Viktor Orbán.

Në orën 10:30, nënshkrimi i marrëveshjes dypalëshe.

Në orën 10:40 – konferenca për shtyp e dy Kryeministrave.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH