Prej ditësh, kryeministri Edi Rama ka publikuar shifrat e turistëve europian në Shqipëri. Sot ai është ndalur tek një tjetër kontinent.
Ai thotë se këtë vit nga Amerika kanë ardhur 76 mijë turistë, ose 50 % më shumë se vitin e kaluar.
Ndërkohë nga Kanadaja ka pasur një rritje të ndjeshme të turistëve, në total 13 mijë vizitorë krahasuar me 5 mijë të një viti më parë.
Postimi i Ramës:
Lumi i Shalës dhe Liqeni i Komanit janë destinacionet që po kthehen ndër më të preferuarit e turistëve të huaj.
Dy blogerët kanadezë ?? Steve&Ivana së bashku me miken e tyre amerikane ?? kanë vendosur t’i eksplorojnë përmes lundrimit me kajak këto perla të natyrës shqiptare, duke e ndarë me ndjekësit e vlogut të tyre këtë përvojë unike.
76 mijë vizitorë amerikanë kanë ardhur në Shqipëri në këta shtatë muaj, 50% më shumë se një vit më parë;
E po ashtu rritje e ndjeshme e turistëve nga Kanadaja prej nga kanë ardhur 13 mijë vizitorë krahasuar me 5 mijë të së njëjtës periudhë vjet.