Showbiz

Kryeministri Boris Johnson bëhet baba për herë të shtatë

Shkruar nga Liberale
Kryeministri Boris Johnson bëhet baba për herë të

Kryeministri britanik, Boris Johnson është bërë baba për herë të shtatë. Bashkëshortja e tij, Carrie, ka sjellë sot në jetë fëmijën e çiftit. Sipas mediave angleze,

Sipas Mirror, çifti shkoi në një spital në Londër rreth orës 7:40 të mëngjesit të sotëm, rreth dy orë pasi oficerët e policisë shkuan për të siguruar vendin përpara mbërritjes së Carrie. Zonja Johnson, 33 vjeçe, mbante një maskë teksa i shoqi e ndiqte nga pas duke mbajtur një valixhe.

“Kryeministri dhe zonja Johnson janë të lumtur të njoftojnë lindjen e një vajze të shëndetshme në një spital në Londër sot. Edhe nëna edhe vajza janë shumë mirë. Çifti dëshiron të falënderojë ekipin e shkëlqyer të maternitetit të NHS për të gjithë kujdesin dhe mbështetjen e tyre”, tha në një deklaratë një zëdhënëse e çiftit.

Johnson ka me Carrie edhe një djalë, Wilf, një, i cili lindi në të njëjtën në të njëjtin maternitet në prill 2020.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH