Aktualitet

Kryeministër anti-shqiptar, Spartak Ngjela thirrje shqiptarëve për rrëzimin e Ramës

Shkruar nga Liberale

Avokati i njohur Spartak Ngjela, edhe pse një kundërshtar i fortë e ish-kryeministrit Sali Berisha, së fundmi nuk ka kursyer as thirrjet për rrëzimin e kryeministrit, Edi Rama.

Në një postim në rrjetet sociale, Ngjela ngre alarmin për shpopullimin e vendit. Ai fajëson qeverinë dhe thotë se rritja e çmimeve dhe paga e ulët prej 300 mijë lekësh të vjetra do të “zbrazin vendin”.

Ngjela më herët është shprehur se i ka propozuar personalisht kryeministrit Rama, lejimin e amnistisë fiskale, me kusht, rritjen e rrogave në 800 mijë lekë të vjetra.

Spartak Ngjela më tej thotë se është çudi që shqiptarët nuk e rrëzojnë kryeministrin “antishqiptar”.

Reagimi i Spartak Ngjelës:

Sipas burimeve të mia, në Beograd e në Moskë ishin gëzuar shumë me atë maskarallëk politik që tha kryeministri i Shqipërisë Rama, në lidhje me kërkesën për ngritjen e rrogave deri në 800 000 mijë lek të vjetra.

Bravo! Thanë politikanët e Beogradit.

Shumë mirë thanë ata të Moskës se, ngritja e çmimeve dhe me rrogën 300 mijë lek të vjetra në Shqipëri, Shqipëria do të zbrazet.

Po Rama?

Sigurisht që është i gëzuar me këtë vlerësim kaq të madh të Moskës dhe Beogradit.

Po shqiptarët?

Shqiptarët nuk kuptohet se çfarë presin e nuk e hedhin me këmbë përpjetë këtë kryeministër kaq antishqiptar…

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH