Aktualitet

Kryemadhi zbulon bisedën me djalin e të moshuarit me pasuri 30 milionë dollarë

Shkruar nga Liberale
Kryemadhi zbulon bisedën me djalin e të moshuarit me pasuri 30

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi në një deklaratë për mediat zbuloi bisedën e zhvilluar sot me djalin e të moshuarit Thanas Qani, i cili së bashku me Haxhire Gurakuqin rezultoi me një pasuri prej 30 milionë dollarësh.

“Edi Rama nuk mund të vjedhë 189 milionë dollarë me fatura, me fakte, të marra nga buxheti i shtetit dhe të futura në xhepat e tij për të blerë gjithçka që i duhet, për të larguar vëmendjen nga e vërteta. Po të kishte drejtësi, sot Edi Rama do të ishte koleg me Alqi Bllakon e të tjerë. Sapo u ndava me djalin e Thanas Qanit, bëra një bisedë, dhe jo vetëm që Thanas Qani nuk kanë firmosur një kontratë të tillë, por më 2019 janë thirrur nga krimi ekonomik për një faturë rreth 30 mijë euro, që është quajtur evazion fiskal. Zotëria më bëri të ditur që ky është akti i regjistrimit, në emër të Thanas Qanit, i regjistruar më 8 korrik të 2019 dhe është administrator deri më 2024. Edhe pse krimi ekonomik e ka thirrur dhe ka marrë dijeni që zotëria nuk kishte dijeni për çështjen, nuk është njoftuar që ishte administrator i kësaj firme, nuk i kanë bërë të ditur asgjë. Ndërsa problemi tjetër që implikon dhe që përsëri këtu duhet të fillojë të hetohet çdo gjë, është që të dy kontratat e Thanas Qanit janë të noterizuara. Të më gjejë një biznes që regjistrohet në QKR pa kontratë të noterizuar. Firma nuk është e Thanas Qanit. Është e njëjta firmë që firmos, por këto i ka prokuroria. Më 2019 është bërë sikur është hetuar për të mbuluar evazionin fiskal, që kompania e inceneratorëve ka bërë evazion fiskal 1 milion dollarë te lumi 6”, tha Kryemadhi.

Kujtojmë se dje, fillimisht dy të moshuarit, Thanas Çani dhe Haxhire Gurakuqi u prezantuan në media si çifti i cili sipas kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi ka blerë një biznes me vlerë 30 milionë dollarë.

Ndërsa më pas reagoi, zonja Gurakuqi, e cila tha se jeton në azil. E moshuara rrëfeu se, si ishte mashtruar nga dy djem, të cilët i ishin paraqitur në azil si punonjës të prokurorisë, ndërsa i kishin kërkuar që të firmoste disa dokumente. 90-vjeçarja rrëfeu se banka i kishte bllokuar edhe të ardhurat nga pensioni që e moshuara i kishte lënë në bankë, pasi rezultonte me biznes në Laç. Ndërkohë ajo tha se, nuk kishte asnjë biznes dhe se nuk ishte në dijeni të kompanisë që figuronte në emër të saj.

 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH