Aktualitet

Kryemadhi uron Biden: Pres të punojmë së bashku

Shkruar nga Liberale
Kryemadhi uron Biden: Pres të punojmë së bashku

Monika Kryemadhi ka uruar Joe Biden dhe Kamela Harris për fitoren që arritën të siguronin në zgjedhjet presidenciale të SHBA-ve.

Në mesazhin e urimit të shpërndarë në “Facebook”, kryetarja e LSI-së shkruan se pret të punojë me administratën e re të SHBA-ve, si partneri strategjik i Shqipërisë, për të realizuar synimet e përbashkëta të dy vendeve.

“Në emër të LSI kam kënaqësinë të uroj Presidentin e Zgjedhur të SHBA zotin Joe Biden për fitoren e tij dhe Zëvendës Presidenten e Zgjedhur, zonjën Kamala Harris për zgjedhjen e saj, si një arritje historike për gratë në Amerikë dhe një shembull i shkëlqyer për gratë nëpër botë. LSI qëndron dhe mbështet një mjedis kombëtar dhe rajonal që qeveriset nga shteti i së drejtës, zgjedhjet e lira dhe të ndershme, nga pavarësia dhe profesionalizmi i sistemit të drejtësisë, një ekonomi e tregut të lirë dhe nga një sistem arsimor solid. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleati dhe partneri strategjik i Shqipërisë dhe unë pres të punojmë së bashku me Administratën e re për të afruar vendet tona e për realizimin e synimeve të përbashkëta”, shkruan Kryemadhi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH