Aktualitet

Kryemadhi takon ambasadoren kroate: Të ndjekim shembullin e tyre

               Publikuar në : 12:30 - 12/09/19 V Liberale

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka pritur në një takim në seli ambasadoren e Kroacisë, Bujas Juraga. Takimi u zhvillua me rastin e përfundimit të mandatit të zonjës Juraga në Tiranë.

Në bisedë me ambasadoren kroate Bujas Juraga, Monika Kryemadhi u shpreh se Shqipëria në rrugën e saj drejt integrimit europian ka si shembull Kroacinë e cila u anëtarësua në familjen europiane me shpejtësi.

“Siç Kroacia gjeti rrugën e duhur dhe u anëtarësua me shpejtësi në BE, ashtu dhe ne duhet të ndjekim shembullin e saj, ku axhenda për integrimin europian duhet të jetë mbi çdo axhendë politike”, u shpreh Kryemadhi.

(Visited 17 times, 1 visits today)

Etiketa: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *