Aktualitet

Kryemadhi: Shumica e qytetarëve janë më keq se 4 vite më parë

Shkruar nga Liberale
Kryemadhi: Shumica e qytetarëve janë më keq se 4 vite më

Ditën e sotme, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ishte në Njësinë nr.11, Laprakë ku është takuar me disa banorë, si dhe ka prezantuar drejtuesin e fushatës elektorale në këtë zonë.

Në fjalën e saj, Kryemadhi u shpreh se shumica e shqiptarëve, rreth 70% e tyre janë më keq seç kanë qenë 4 vite më parë për sa i përket ekonomisë dhe financave në familjet e tyre.

“Gati 70% e qytetarëve janë më keq seç kanë qenë 4 vite më parë për sa i përket ekonomisë dhe financave në familjet e tyre. Dhe ajo që të bën më shumë përshtypje është që nuk merret asnjë lloj mase apo tentative nga qeveria për t’i krijuar. Ne jemi të fokusuar më shumë tek të rinjtë dhe të rejat. Unë si grua dua për gratë dhe për vajzat, por kjo nuk do të thotë se jam feministe, edhe pse jam mes dy burrave, por kemi prapë shumë vajza. E kemi kaluar pak ne gratë, kemi vajtur mbi 51 më duket, por nuk është ky problemi, ne jemi të gjithë të barabartë. Unë do të dëshiroja që imuniteti ynë të mos ishte thjesht në aspektin shëndetësor, por edhe ndaj qeverive të këqija, të cilat për hir të së vërtetës kanë krijuar një hapësirë shumë të vogël për zhvillimin e ekonomisë”, tha Kryemadhi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH