Aktualitet

"Fakte të reja për aferën e inceneratorëve", Kryemadhi: Rasti më flagrant ku qeveria është kapur me presh në dorë

Shkruar nga Liberale
"Fakte të reja për aferën e inceneratorëve",

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi në një bashkëbisedim me gazetarët, publikoi sot disa fakte, që sipas saj tregojnë aferën e inceneratorëve.

Kryemadhi publikoi një video të bërë dje nga inceneratori i Tiranës, ku sipas saj, janë bërë tre gropa dhe një kodër e mbuluar me dhe.

“Ky është rasti më flagrant, ku kryeministri dhe qeveria janë kapur me presh në dorë. Shihni videon e bërë dje nga inceneratori i Tiranës, ku janë bërë tre gropa dhe një kodër e mbuluar me dhe. Ajo që të bën përshtypje është se aty nuk ka asnjë lloj investimi, që e kemi dëgjuar nga kryeministri. Ajo që dua të theksoj dhe që është shumë e rëndësishme është se besoj që të gjithë e mbani mend që në dhjetor të 2021, ne si LSI i kemi shtuar kallëzimit tonë evazionin fiskal që ka ndodhur me kompanitë e Klodian Zotos. Neve na rezultoi se Zoto kishte kryer evazion në mbi 30 milionë dollarë. Në periudhë pandemie ai kishte kryer udhëtime jashtë shtetit, kur mbi qiellin shqiptar nuk kishte fluturuar asnjë avion. Janë rreth 24 kompani, që kanë bërë bashkëveprim financiar, shitje-blerje, me kompanitë e inceneratorëve. Duke marrë në detaje të gjitha kompanitë, kemi kuptuar që evazioni i këtyre kompanive në total është 189 milionë dollarë”, tha Kryemadhi.

Kujtojmë se, më herët është lënë në burg ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka. Ndaj Kokës rëndojnë akuzat e ”shpërdorimit të detyrës”, “pastrim të parave” dhe korrupsion” në lidhje me inceneratorët. Po ashtu në burg mbeti edhe ish-deputeti Alqi Bllako, i cili u akuzua për “shpërdorim detyre”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH