Aktualitet

Kryemadhi: Rama paditi dje vëllain e dëshmorëve që çliruan Kosovën

Shkruar nga Liberale
Kryemadhi: Rama paditi dje vëllain e dëshmorëve që

Në një bashkëbisedim me gazetarët, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e ka cilësuar kryeministrin Rama një rrezik për Shqipërinë.

Ajo ka thënë se Rama paditi 'luftëtarin e UÇK-së, vëllain e dëshmorëve që çliruan Kosovën me gjakun e tyre, në Gjykatë' në 21-vjetorin e Masakrës së Reçakut.

"Shqipëria është në një rrezikshmëri të lartë, sepse me Edi Ramën ajo rrezikohet çdo ditë e më shumë. Rreziku i gjithë kësaj situate negative, në kuadrin e shpopullimit, po edhe në kuadrin e rënies ekonomike të shkatërrimit të të të gjithë sistemit, jo vetëm politik, po edhe shoqëror, ka vetëm një emër dhe është Edi Rama. Mjafton të shikojmë se çfarë ndodhi dje, ditën e përkujtimit të viktimave të Masakrës së Reçakut, Edi Rama gjeti momentin për të paditur luftëtarin e UÇK-së, vëllain e dëshmorëve që çliruan Kosovën me gjakun e tyre, në Gjykatë.

Ky është Edi Rama! Mendoni se çfarë bën në një moment të tillë dhe mendoni se çfarë mund t’u bëjë akoma më shumë shqiptarëve", tha Kryemadhi./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH