Aktualitet

Kryemadhi: Rama nuk e krijoi "KÇK”-në për presion, ja arsyeja

Shkruar nga Liberale
Kryemadhi: Rama nuk e krijoi "KÇK”-në për presion,

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi e cilësoi fasadë nismën e Ramës kundër grupit ‘Kap ça të kapësh’-KÇK.

Ajo tha në një bashkëbisedim me gazetarët se Rama ka forma të tjera presioni dhe se KÇK është një formë për t’i dhënë oksigjen njerëzve të Ramës.

“Nuk besoj se nisma KÇK është që t’i bëjë presion gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ai ka forma të tjera që t’i bëjë presion. kjo nismë është që t’i japë oksigjen njerëzve të vet, pasi ata janë të demoralizuar. Pasi sekti i Rilindjes ka kaluar gjithçka. Korrupsioni në arsim dhe në shërbime të qytetarëve është i madh. Letrat gjithmonë ngelen, fjalët i merr era. Në mos një SPAK, një SPAK tjetër do ta bëjë këtë punë”, tha Kryemadhi./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH