Aktualitet

Kryemadhi pret në zyrë ambasadorin e ri italian, ja çfarë diskutuan

Shkruar nga Liberale
Kryemadhi pret në zyrë ambasadorin e ri italian, ja çfarë

Kryetarja e Lëvisjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi njofton se sot ka pritur në një takim ambasadorin e ri të Italisë në Shqipëri, Fabrizio Bucci.

Sipas Kryemadhit, Italia është bërë shtëpia e dytë për mijëra shqiptarë që kanë emigruar atje ndër vite.

"Italia është një partner strategjik i Shqipërisë, që i është gjendur pranë në ditë të vështira, e cila ka mbështetur proceset e demokratizimit dhe të konsolidimit të vendit si anëtar i NATO-s dhe është avokat për integrimin e saj në BE", shkruan Kryemadhi në Facebook.

Ndërsa thekson se i ka shprehur ambasadorit Bucci gatishmërinë e LSI për të çuar më tej marrëdhëniet shumëplanëshe të bashkëpunimit mes dy vendeve dhe për të forcuar miqësinë mes dy popujve.

Postimi i Kryemadhit:

Prita në takim dhe i urova mirëseardhjen Ambasadorit të ri të Italisë në Shqipëri, Z. Fabrizio Bucci.

Italia është bërë shtëpia e dytë për mijëra shqiptarë që kanë emigruar atje ndër vite. Dy popujt tanë ndajnë histori, vlera, tradita dhe miqësi për të cilën do punojmë së bashku me Ambasadorin Bucci që t’i forcojmë më tej.

Italia është një partner strategjik i Shqipërisë, që i është gjendur pranë në ditë të vështira, e cila ka mbështetur proceset e demokratizimit dhe të konsolidimit të vendit si anëtar i NATO-s dhe është avokat për integrimin e saj në BE.

I shpreha Ambasadorit Bucci angazhimin e plotë të LSI për të përfunduar sa më parë reformën zgjedhore dhe për të realizuar gjithë detyrimet e kushtet e hapjes së negociatave dhe integrimit të vendit në BE.

LSI është e vendosur dhe vullnetplotë për të realizuar me sukses reformat, që sjellin forcimin e demokracisë dhe shtetin e së drejtës, rrisin efikasitetin në luftën ndaj krimit të organizuar e korrupsionit, dhe zhvillojnë ekonominë për të garantuar mirëqenie dhe prosperitet për qytetarët.

I shpreha Ambasadorit Bucci gatishmërinë e LSI për të çuar më tej marrëdhëniet shumëplanëshe të bashkëpunimit mes dy vendeve dhe për të forcuar miqësinë mes dy popujve tanë. ???? /Gazeta Liberale

https://www.facebook.com/KryemadhiMonika/photos/ms.c.eJwtyMENACAMAsCNDAFLy~;6Lmaj3PFoqdQMIOVl8EWuzKv4x1A3nAANQCjI~-.bps.a.2633537133425679/2633537963425596/?type=3&theater

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH