
Aktualitet
Kryemadhi: Policja nuk na gjobiti, zgjodhi të jetë me popullin

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka postuar në faqen e saj zyrtare në “Facebook” një video nga incidenti me policinë sot gjatë një takimi në Durrës, teksa u gjobit për mosmbajtje të maskës.
Kryemadhi thotë se një prej punonjësve të policisë, nuk i është bindur urdhrit për të gjobitur përfaqësuesit e LSI-së.
“Sot në Durrës. Ende ka shpresë, shqiptarët kanë dinjitet. Frymëzues veprimi i kësaj police, heroina e vërtetë e ditës dhe shembull i forcës së gruas. Ajo zgjodhi të jetë me popullin, me nënat dhe baballarët që mbetën pa shtëpi.”, shkruan Kryemadhi.
Videon e gjeni KËTU
Tags: kryemadhi
KOMENTO (0)