Aktualitet

Kryemadhi në Fier: Shqiptarët ndihen inferiorë përballë Ramës

               Publikuar në : 17:33 - 15/02/20 liberale

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ndodhet sot në Fier nga ku tha se populli ndihet inferior përballë kryeministrit Edi Rama.

Ajo u shpreh se prej kohësh Fieri e ndejn mungesën e të rinjve, biznesit dhe investimeve, po ashtu edhe taksat e larta dhe çmimet e larta që vijnë si rezultat i mosfunksionimit të ekonomisë jo vetëm në Fier.

“Sot dua që me ju të ndajmë disa gjëra sepse angazhimi ynë dhe puna jonë nuk ndalet prej problemeve që ka Shqipëria. Ju e dini që motoja e LSI është Shqipëria shtëpia jonë.

Prej kohësh Shqipëria nuk shihet si shtëpi. Fieri e ndien më shumë se kurrë mungesën e të rinjve, biznesit, investimeve. Ndjen më shumë se kurrë taksat e larta, çmimet e larta që vijnë si rezultat i mosfunksionimit të ekonomisë jo vetëm në Fier. Ndien mungesën e shtetit dhe arroancën e administratës.

Ndien mungesën e ilaçeve por edhe riskun nga injoranca ndaj të rinjve por edhe abuzivitetit në shkolla.

Ju e patë se si një mësues donte të abuzonte me një nxënëse. E shihni se si rriten faturat e energjisë elektrike, ujit dhe ato të Bashkisë.
Shihni si rriten faturat e kopshtit apo shkollave. Kjo ka sjellë që shqitparët të largohen. Të ndihen të rrezikuar por edhe të varfër.
Bashkë me taksat e larta, çmimet e larta, por edhe mungesa e shërbimeve shqiptarëve i shtohen edhe malli për fëmijët.
Vetëm vitin e kaluar emigrimi u rrit me 22 %. Diplomohen, shkollohen dhe largohen më pas pasi nuk kanë mundësi punësimi këtu.

Shkuam në SHBA, takuam disa të rinj që po shkolloheshin por kishin vetëm një merak që të ktheheshin në Shqipëri. Por aman nëse do të martoheshin aty ata premtuan se nuk do të ktheheshin pasi donin shkollim dhe shërbime të njëjta në Shqipëri si në SHBA.

Ata fajësonin politikën. Ne kemi faj, pasi nuk ja kemi kujtuar Ramës 300 mijë vendet e punës. Ai jo vetëm që nuk hapi aq, por mbylli vende pune, biznese, dhe la në rrguë familje duke rritur madje edhe kostot, çmimet edhe taksat.

Rama rriti 2- fish faturën e energjisë elektrike. Faturën e TVSH-së e çoi 20% dhe rriti edhe çmimin e energjisë elektrike. Kemi sjellë sot që populli dhe shqiptarët të ndihen inferior ndaj tij, Edi Ramës që është vetëm një vrasës i punësimit”, tha Kryemadhi. /Gazeta Liberale

Tags: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back