Aktualitet

Kryemadhi në Fier: Pas 25 prillit, shqetësimit do t’i zgjidhim bashkë

               Publikuar në : 17:09 - 17/10/20 liberale

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zhvilluar këtë të shtunë një takim me gratë në Vërri të Fierit.

Përmes një mesazhi në Facebook, Kryemadhi tha se papunësia, mungesa e sigurisë për jetën dhe shëndetin, ishin disa nga shqetësime e këtyre zonjave. Ajo iu premtoi që pas 25 prillit, këto problem do t’i zgjidhin së bashku, me angazhimin e plotë të saj dhe ekipit të LSI-së.

“Lena është një grua punëtore e Vërrisë të Fierit që mban familjen me angazhimin modest në blegtori. Kisha kënaqësinë ta takoja bashkë me mikeshat e saj sot dhe të ndjeja mikëpritjen e veçantë të grave të kësaj zone bujqësore kaq pjellore, me njerëz të zellshëm për punë por që shkatërrimi i Rilindjes në pushtet po i varfëron dita ditës. Papunësia, mungesa e sigurisë për jetën dhe shëndetin, që është shtuar me projektin e inceneratorit korrupiv të mbetjeve si dhe venitja e shpresës tek brezi i ri për ndërtimin e të ardhmes në vend, ishin shqetësime therëse të këtyre zonjave që pas 25 prillit do t’i zgjidhim sëbashku, me angazhimin e plotë timin dhe të ekipit të LSI-së. Zotër të Fierit do jenë vetë banorët e tij dhe Shqipëria do bëhet shtëpia e të gjithë shqiptarëve!”, shkruan Kryemadhi.

Tags: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back