Aktualitet

Kryemadhi në Bulqizë: Dibranët do ta rrëzojnë dhe dërrmojnë Ramën

               Publikuar në : 16:35 - 12/03/21 liberale

Monika Kryemadhi ishte këtë të premte në Bulqizë, ku u shpreh se statusi i minatorit do jetë në fokus të angazhimit të LSI-së.

Gjatë fjalës së saj, Kryemadhi theksoi se një nga pikat kryesore është lufta kundër shpopullimit, teksa tha i sigurt se dibranët do ta rrëzojnë dhe dërrmojnë me votën e tyre në 25 prill qeverinë Rama.

“Këtë vit Shqipëria ka vdekshmëri më të lartë sesa lindshmëri. Po rrudhen familjet shqiptare, të rinjtë dhe të rejat po na largohen. Mundësia për të parë një vend që rritet e lulëzon është shumë e vogël me një qeverisje të inkriminuar, kaq të kapur, kaq problematike, që i shikon njerëzit si insekte dhe jo si qenie ku pushteti ka buruar prej votës së tyre. Ne sot jemi në kuadrin e prezantimit të kandidatëve në të gjithë qarkun e Dibrës. Edhe pse një qark të cilit në mënyrë të padrejtë ja kanë hequr mandatin, por jam e bindur që dibranët do ta rrëzojnë dhe dërrmojnë me votën e tyre në 25 prill. Edhe në Tiranë, sepse edhe atje ka shumë dibranë. Edhe pse ja hoqën me frikën se do t’ia merrte opozita mandatin në qarkun e Dibrës, përsëri këtë mandat atje do ta kenë të pamundur, se do të jetë mandat që do e marri opozita. Unë ju falenderoj shumë”, tha Kryemadhi.

Kryetarja e LSI-së theksoi se forca që ajo drejton ka nevojë për përfshirjen dhe energjinë e të rinjve.

 

Tags: , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back