Aktualitet

Kryemadhi me gratë në Fier: Do të krijojmë hapësira pafund për ju

Shkruar nga Liberale
Kryemadhi me gratë në Fier: Do të krijojmë hapësira

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi u takua këtë të martë me gratë në Fier. Gjatë takimit, ajo premtoi më shumë hapësira për femrat, jo vetëm në politikë, por edhe në vendimmarrjet sa i përket arsimit, shkencës.

“Gratë dhe vajzat gjithmonë LSI-së i kanë dhënë ngjyrën, i kanë dhënë sharmin, një atmosferë të jashtëzakonshme në momentet më të vështira. Dhe sigurisht që ne duam të krijojmë hapësira pafundësisht për to, jo vetëm në politikë, por edhe në vendimmarrjet sa i përket arsimit, shkencës. Unë kam shumë mikesha që kanë studiuar dhe janë diplomuar në shkencat ekzakte dhe janë sot në institucione shumë të rëndësishme brenda dhe jashtë vendit. Por nga ana tjetër mundësia e zhvillimit të hapësirave për lëndët ekzakte sot në sistemin arsimor është bërë shumë e vështirë.

Po kështu ajo që unë mendoj shumë të rëndësishme është krijimi i mundësive për punësimin e grave, sepse duke qenë gratë të pavarura ekonomikisht, jo vetëm që krijojnë vendimmarrjen e tyre, por janë edhe shumë më aktive në jetën politike të vendit. Ne sot duam të diskutojmë për problemet që kanë gratë dhe vajzat e Fierit. Një nga problemet kryesore është çështja e punësimit të grave, çështja e fuqizimit ekonomik të tyre, pavarësia ekonomike, sepse të gjitha janë mundësi që krijojnë hapësira më shumë për t’u përfshirë gruaja”, u shpreh Kryemadhi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH