Aktualitet

Kryemadhi: Mbështesim protestat e fermerëve

Shkruar nga Liberale
Kryemadhi: Mbështesim protestat e fermerëve

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste, Monika Kryemadhi për Integrim mbështet kërkesat e fermerëve dhe i përkrah protestën e fermerëve që do të zhvillohet të mërkurën.

Kryemadhi shprehet se e gjithë përgjegjësia është e qeverisë “Rama”, pasi sipas saj, nuk mbështet fermerët.

Kryetarja e LSI ka paralajmëruar se do të shikohen me kujdes veprimet e policisë ndaj fermerëve.

“Fermerët të subvencionohen. Qeveria të kryejë detyrat e saj. Fermerët do të dalin të mërkurën për të protestuar. Sot shqiptarët kanë një qeveri që ka ardhur në pushtet nga krimi i organizuar dhe nga oligarkët, që e kanë kthyer qeverinë në shërbim të interesave të tyre. Kjo qeveri me paaftësinë e saj i ka krijuar dëm eksporteve shqiptare. Sot fermerët kanë kuptuar që kanë të bëjnë me një qeveri të paaftë. Kjo qeveri ka për inspirim grabitjen.  Kjo qeveri vepron në mënyrë makute, duke mos subvencionuar ata persona që ngrihen që me natë për të bërë produkte bujqësore. TVSH në masën 6 për qind iu la treg të lirë importeve të huaja. Sot qeveria ka në mendje vetëm PPP, ku paratë shkojnë për oligarkët. Numri i kamionëve me perime dhe të tjera mallra janë ulur tejet masa. Qeveria ka goditur fermerët shqiptarë. Kjo qeveri do vetëm skllevër modernë, pa gjuhë e pa krenari. Në emër të LSI mbështesim protestën e fermerëve të mërkurën. Me këtë deklaratë, dua të them se do të shohim çdo polic në veprimet që kryejnë”,-tha Kryemadhi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH