Aktualitet

Kryemadhi: Maskën ta mbajë kush beson, mua ma mblodhi partia

Shkruar nga Liberale
Kryemadhi: Maskën ta mbajë kush beson, mua ma mblodhi partia

Kryetarja e LSI-së votoi sot në njësinë Nr.5 për t'u rikonfirmuar në krye të LSI-së, siç tha.

Por ndërsa vlerësoi një pjesëmarrje të jashtëzakonshme në këto zgjedhje, ra në sy fakti që Kryemadhi mbante maskë.

Ajo u shfaq me një maskë me logo të LSI dhe shtoi se nuk ia kishte mbledhur policia, por partia që ta mbante.

Pavarësisht kësaj, Kryemadhi bëri sërish thirrje se maskën duhet ta mbajë kush beson dhe jo nga frika.

“Me sa duket partia ma mbledh, jo njeri tjetër. Unë përsëri vazhdoj të mendoj që maska mbahet në ambiente të mbyllura, ta mbajnë se besojnë dhe jo se i kërcënojnë. Sot duhet t’i ofrojmë shqiptarëve forcë, optimizëm, ata nuk i mund korona, as varfëria. Ata brenda vetes kanë dashuri, solidaritet lidhje dhe forcë me njëri-tjetrin", sqaroi ajo.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH