Aktualitet

Kryemadhi: LSI do të ketë kandidatët e vetë për deputetë

               Publikuar në : 20:35 - 13/01/21 liberale

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi thotë se qeveria synon që të krijojë amulli për të penguar votuesit të votojnë për opozitën. Sipas saj, LSI do të ketë kandidatët e vetë në qarqet e vendit.

“E vetmja gjë që sot i ka ngelur Rilindjes për të krijuar një amulli, turbullim apo çorientim të opinionit publik, është për të krijuar kleçka dhe klauzola për të çorientuar njerëzit. Nuk ka rëndësi se çfarë ndodh në taktikat elektorale, e rëndësishme është që në të gjithë të shkojmë drejt kutisë së votimit.

Një nga arsyet që e po bëjmë jo vetëm shpërndarjen e kandidatëve të LSI-së, jo vetëm në të gjithë Tiranën, por në të gjithë Shqipërinë, nuk ka të bëjë thjesht me mesazhin apo flamurin e partive politike, por është krijimi i hapësirave dhe mundësive shqiptarëve për të votuar, jo vetëm një emër, por disa emra, për të treguar pushtetin e secilës votë, që ata mendojnë se duan që ta drejtojnë dhe ta çojnë punën e tyre përpara dhe për të qenë pjesë e vendimmarrjes”, theksoi ajo.

Gjatë një takimi në njësinë 4 në Tiranë, Kryemadhi u shpreh se sfida kryesore është hartimi i politikave dhe premtimeve sa më konkrete.

Ajo tha se për të lehtësuar punën e grave, mund të hiqen taksat për pajisjet shtëpiake. “Do të ishte shumë mirë që të të gjitha pajisjet që lehtësojnë punën e grave, lavatriçet, frigoriferi, hekuri të jenë pa taksa, nuk është biznes i madh, por një mundësi ekonomike për të gjitha gratë”, tha ajo.

Tags: , , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back