Aktualitet

Kryemadhi: LSI do dalë forcë e parë, do t’i thyejë hundët Ramës

Shkruar nga Liberale
Kryemadhi: LSI do dalë forcë e parë, do t’i thyejë

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në një takim me kryesinë e partisë në Durrës ka përcaktuar objektivat përpara zgjedhjeve të 25 prillit.

E bindur që LSI do dilte jo vetëm forcë e parë në Durrës, por avangarde në këtë qark, ajo ka theksuar se do t’i “thyente” hundët kryeministrit Rama dhe “çdokujt që do kërkojë për të bërë atë që ka dashur të bëjë për të deformuar qytetarët shqiptarë.

"Përfitoj nga rasti të përshëndes të gjithë suflerët e kryeministrit të degraduar që Durrësin, do ta ketë jo LSI-në forcë të parë, por avangarde për të ndryshuar politikën e krimit që ka instaluar në Shqipëri dhe do të thyejë hundët jo vetëm Rama, por kushdo që do kërkojë për të bërë atë që ka dashur të bëjë për të deformuar qytetarët shqiptarë. Mendoj se sot më shumë se kurrë ne kemi nevojë për të biseduar me çdo qytetar, sepse vizioni i LSI-së nuk është thjeshtë për të rindërtuar, ashtu siç rindërtoi Rama xhepat e vetë apo shtëpinë e ndonjë ministri, por jemi këtu për të ndërtuar të ardhmen e fëmijëve të Durrësit dhe të të gjithë shqiptarëve", tha Kryemadhi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH