
Aktualitet
Kryemadhi: Gratë janë kthyer në shtëpiake, ne i kemi në program

Gjatë një bashkëbisedimi me banorë të njësisë 4, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka ngritur shqetësimin e rritjes së taksave dhe kërkoi që kreu i bashkisë Tiranë të zgjidhe problemet e qytetarëve.
Duke u ndalur tek gratë, Kryemadhi tha se mundësia e punësimit të tyre është zero dhe jeta e tyre është bërë shumë e vështirë. Kryemadhi u shpreh se gratë janë pjesë e programit të LSI-së
“Ne dje patëm diskutime me qytetarë të Njësisë 4, unë sot isha në Peqin, kudo është i njëjti fenomen. Në fakt kur po vija rrugës, se erdha direkt nga Peqini, po dëgjoja sesi lali Eri kishte hallin e banorëve të Rrogozhinës dhe të Kavajës. Të zgjidhi njëherë hallin e qytetarëve të Tiranës që kanë taksat më të larta, por edhe 10 fishim të taksave. Dhe jo vetëm kjo, por mungesa e infrastrukturës, për kopshte, për çerdhe, për shkolla, gjë që kjo zonë vjen çdo ditë duke u zgjeruar. Ne po shikojmë që gratë jo vetëm që janë kthyer në shtëpiake, por mundësia e punësimit të tyre është zero, gjë që e kanë të pamundur. Por edhe sikur të rrinë në shtëpi dhe t’iu shërbejnë familjeve të tyre, ato jo vetëm që nuk iu shërbejnë dot familjeve, por e kanë jetën shumë të vështirë.
Kështu që ne angazhimin dhe punësimin e gruas e kemi pjesë të programit. Profesor Mondi që do të jetë përfaqësues i LSI-së në Njësinë Numër 4, por është edhe Kryetari i grupit të programit. Punësimi i grave dhe vajzave nuk është thjesht në kuadrin e punësimit, por edhe me një pagë të mirëpaguar, gjë që ne kemi diskutuar dhe është një nga gjërat tona kryesore”, tha kryetarja e LSI-së.
Tags: erion veliaj, grate, Monika Kryemadhi, punesim