Aktualitet

Kryemadhi feston ditëlindjen, Meta i bën urimin romantik: Për mua do të mbetesh gjimnazistja ëndërrimtare

Shkruar nga Liberale
Kryemadhi feston ditëlindjen, Meta i bën urimin romantik: Për mua

Deputetja opozitare Monika Kryemadhi feston sot datëlindjen e saj të 49-të. Dhe sigurisht që urimi i parë për deputeten, ka ardhur nga partneri i saj kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta.

Me anë të një postimi në Facebook, Meta shkruan se Monika do të mbetet për të gjithmonë gjimnazistja ëndërrimtare. Po ashtu Meta urimin e tij e ka shoqëruar me një foto të tyre të vjetër, ku shihen përkrah të njëri-tjetrit.

Postimi i Plotë:

Edhe 100 Pranvera të reja për Monën! Ajo për mua do të mbetet gjithmonë gjimnazistja ëndërrimtare!

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH