Aktualitet

Kryemadhi: Edi Rama nuk e do hapjen e negociatave, i ikin PPP-të korruptive

Shkruar nga Liberale
Kryemadhi: Edi Rama nuk e do hapjen e negociatave, i ikin PPP-të korruptive

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi në një intervistë për Report Tv tha se kryeministri Edi Rama nuk e do hapjen e negociatave pasi sipas saj i ikin PPP-të korruptive.

Gazetari: Ju si opozitë e bashkuar keni marrë një vendim që deri në datën 18 tetor, kur pritet edhe diskutimi për hapjen e negociatave për Shqipërinë nuk do të keni protesta. Çfarë do të thotë, nëse do të ketë një përgjigje negative nga ana e KE për hapjen e negociatave, pritet që opozita t’u rikthehet protestave?

Kryemadhi: Unë nuk mendoj që është kjo, unë mendoj që ne jemi shumë të qartë dhe e gjithë opozita është angazhuar në maksimum për të pasur një “po” për hapjen e negociatave. Sepse një “po” e hapjes të negociatave është një kufizim jashtëzakonisht i madh i Edi Ramës. Sepse po u hapën negociatat, gjëja e parë që do të kthehen mbrapa do të jenë koncensionet, prandaj edhe Edi Ramës nuk i intereson hapja e negociatave sepse hapja e negociatave nuk të lejon që të konkurrosh në ekonominë e tregut pa garë, pra që ti të japësh një koncension të drejtpërdrejtë dhe pa konkurrencë. Hapja e negociatave do të thotë luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, që do të thotë se edhe institucionet e BE-së do të jenë ato të cilat do të ndjekin një proces të të gjithë kësaj situate në të cilën është vendosur. Kështu që, i vetmi njeri sot që mbijeton dhe merr oksigjen nga koncensionet, nga paratë e koncensioneve, nga krimi i organizuar, nga trafiku i drogës, ai është Edi Rama dhe ai do të bëjë çdo gjë për të anuluar hapjen e negociatave. Mos u çudisni, sepse deri më sot ka thënë që fajin e ka pasur opozita por mos u çudisni kur, pas datës 18, që unë uroj që të jetë hapja e negociatave me datë 18 dhe të jetë një “po” dhe të jemi bashkë me Maqedoninë sepse Maqedonia tashmë e mori dritën jeshile ndërsa ne vazhduam të ulemi në stol. Unë uroj që të na hapen negociatat dhe të jemi pjesë e saj por mos u çudisni se nëse do të ndodhë e kundërta, Edi Rama do të fillojë dhe do të ndërsejë të gjithë mediat dhe të gjithë opinionin që ka rreth e qark vetes së tij duke sulmuar BE-në dhe vendet që e urrejnë Shqipërinë. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH