Aktualitet

Kryemadhi: E kam kaluar Covidin pa simptoma, Metën e putha, por...

Shkruar nga Liberale
Kryemadhi: E kam kaluar Covidin pa simptoma,  Metën e putha, por...

Monika Kryemadhi e ftuar në "Open", tregoi se e ka kaluar Covid por nuk pa pasur asnjë simptomë. Kryetarja e LSI e ka zbuluar kur ka kryer operacionin e bajameve, ndërsa tha se ajo është e vetmja në familje që ka kaluar covidin.

"Po zbuloj diçka për herë të parë. Unë e kam kaluar covid pa asnjë simptomë. Pa temperaturë, dhimbje të tjera me radhë. E mora vesh kur do operohesha nga bajamet dhe mjekët italianë më thanë që e ke kaluar covidin", tha ajo në Open.

Pjesë nga debati

Arion Sulo: Ke bërë testin serelogjik?

Monika Kryemadhi: Po e kam bërë, as prekje mushkrish asgjë.

Eni Vasili: Se keni kuptuar fare?

Monika Kryemadhi: Nuk e kam kuptuar dhe jam unë e vetmja në shtëpinë time.

Arion Sulo: Prandaj duhet mbajtur maska.

Monika Kryemadhi: Epo prandaj edhe unë nuk jam puthur me asnjeri në buzë, përveç Ilir Metës. Jam puthur me të gjatë asaj periudhe dhe nuk e ka zënë COVIDI.

Eni Vasili: Nuk merret vetëm në këtë mënyrë zonja Kryemadhi, mjafton edhe të flasësh afër me një njeri. Keni bërë serelogjikun në familje?

Monika Kryemadhi: E kemi bërë herë pas here sepse jemi të detyruar t’i bëjmë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH