Aktualitet

Kryemadhi: Do t’i çjerrim maskën Ramës e zuzarëve të tij më 25 prill

               Publikuar në : 12:16 - 07/11/20 liberale

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, zhvilloi këtë mesditë një takim me të rinjtë në Lezhë, prej ku iu bëri thirrje të gjithë shqiptarëve të shkojnë në zgjedhje më 25 prill dhe të votojnë kundër Edi Ramës.

Në fjalën e saj para të rinjve, Kryemadhi hodhi akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke thënë se ai po tenton të shkatërrojë familjen shqiptare.

“Do iu çjerrim maskën Edi Ramës dhe zuzarëve të tij më 25 prill, duke i treguar se familja shqiptare është i vetmi institucion i konsoliduar, që i ka mbijetuar luftërave dhe nuk u tjetërsua asnjëherë”, u shpreh kryetarja e LSI, ndërsa vijoi se edhe socialistët e ndershëm nuk do t’i pranojnë më mashtrimet e kryeministrit.

Tags: , , , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back