Aktualitet

Kryemadhi 'dezhurn' tek Teatri, ja mesazhi që jep për Qeverinë

Shkruar nga Liberale
Kryemadhi 'dezhurn' tek Teatri, ja mesazhi që jep për

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi i është bashkuar protestës dhe rezistencës së artistëve tek Teatri Kombëtar këtë mbrëmje, ku tha se do bënte dezhurnin e radhës për ta mbrojtur atë.

Madje Kryemadhi tha se për çdo provokim të mundshëm që mund të vijë, ajo ka gati njerëzit që do jenë afër nëse ndodh diçka.

Deri në orën 9 të mëngjesit do të jem këtu, ekziston lista e numrave të telefonit që për cdo emergjencë apo provokim që mund të vijë, unë do i njoftojë, të gjithë të tjerët flenë me telefon te koka, unë jam roja sot, ose dezhurni te Teatri“, tha Kryemadhi.

E pyetur për gjobën që rrezikon pasi Policia ndëshkoi edhe kreun e PD një ditë më parë, Kryemadhi tha se koronavirusi nuk shpërndahet në ambiente të hapura.

[gallery columns="1" size="full" gss="1" ids="1141322,1141323,1141324,1141325,1141326,1141327"]

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH