Aktualitet

Kryemadhi: 25 prilli, vaksina e duhur për shqiptarët

               Publikuar në : 17:57 - 11/01/21 liberale

Monika Kryemadhi zhvilloi pasditen e kësaj të hëne një takim me banorët e njësisë nr.7 në kryeqytet.

Gjatë bashëbisedimit, Kryemadhi u shpreh se shumë socialistë po shkojnë drejt LSI-së, pasi sipas saj, është forca politike ku ata e gjejnë veten më së miri.

“Njerëzit duan të votojnë ndryshimin, ata duhen takuar biseduar me ta. Shumë nga e majta po vijnë drejt LSI-së, e gjejnë veten. Në fakt për hirë të së vërtetës, tranzicioni ka krijuar idenë se figurat publike sjellin vota, jo, nuk është e vërtetë. Ndryshimin e bëjnë njerëzit, qytetarët. Figurat publike kanë qenë kosto për qytetarët, për të rinjtë. Edi Rama ka qenë figurë publike, u bë edhe ndërkombëtare sepse lyeji fasadat e pallateve, por ama kur hyje nga pas te shkallët shikoje se si ishin muret e rrënuar. Unë e shikoj në takimet me njerëzit se gjëja më e rëndësishme që kanë sot qytetarët, duan kontaktin, takimin personal me ta. Sot jemi në një kafe me njëri-tjetrin e duam të japim edhe një mesazh politik për shumë qytertarë. Në këtu jemi 10 veta, por nga mbrapa kemi një zinxhirë shumë të gjatë”, u shpreh drejtuesja e LSI-së.

Ajo theksoi se gjëja më e rëndësishme është që klasa politike shqiptare të vlerësojë ata që punojnë për qytetarët dhe të ndëshkojë ata që abuzojnë.

“Jam e bindur që 25 prilli do të jetë vaksina e duhur për shqiptarët. Ne nuk duhet të merremi personalisht me Ramën, sepse ai është viktimë e halucinacioneve të tij, por s’ka pse të marri viktimë edhe të gjithë shqiptarët sipas skemës së tij”, shtoi mes të tjetash Monika Kryemadhi.

Tags: , , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back