Showbiz

Kryebashkiaku Veliaj tregon disa nga kafshët e kopshtit zoologjik.. ka edhe lepuj

Shkruar nga Liberale

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, publikoi imazhe nga Kopshtit Zoologjik, i cili pas transformimit është inauguruar sot prej tij dhe kryeministrit, Edi Rama.

“Tiranës i shtohet një tjetër xhevahir i ri! “, shkruan Veliaj.

Por mes kafshëve që ai ka bërë publik, shihen shumë pak prej tyre.

Madje edhe ato pak kafshë që tregoi Veliaj, pothuajse të gjithë i njohin, madje shumë shqiptarë i kanë në shtëpi.

Mes kafshëve të publikuara spikasin një lopë dhe një viç si dhe disa lepuj.

Nga kafshët e egra, vetëm një ari është shfaqur prej imazheve të publikuara sot prej kryebashkiakut. Kujtojmë se ariu i egër gjendet në shumë lokale dhe pika turistike të vendit.

Ndonëse në një tjetër foto lexohet në tabelë, e cila orienton vizitorët se aty ndodhet luani dhe tigri, dy kafshët e egra që nuk rriten në Shqipëri, nuk shihen në asnjë cep.

Një elefant ku pozojnë fëmijët, është i gdhendur në park.

“Me Kryeministrin Edi Rama, në hapjen e madhe të Tirana Zoo Park - Një hapësirë fantastike për gjithë fëmijët! Ta gëzoni!”, thotë Veliaj në komentin e tij.

Megjithatë shumë fëmijë vizituan sot parkun. /Liberale.al/

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH