Kreu i Bashkisë së Kolonjës, Erion Isai ka shkuar sot në SPAK.
Sipas News 24, Isai do të merret në pyetje në Prokurorinë e Posaçme për një tender rruge, çështje për të cilën është kallëzuar.
Kujtojmë se, Eion Isai mori një mandat të dytë në krye të Bashkisë Kolonjë nën siglën e Partisë Socialiste.