Aktualitet

Kryebashkiaku i Himarës në burg, Apeli e shpall të ligjshëm arrestimin e Fredi Belerit

Shkruar nga Liberale
Kryebashkiaku i Himarës në burg, Apeli e shpall të ligjshëm

Gjykata e Posaçme e Apelit ka refuzuar ankimin e bërë nga kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri, në lidhje me pretendimin se arrestimi i tij është i paligjshëm.

Përmes avokatëve, Beleri, kundërshtoi në Apel vendimin e Shkallës së Parë.

Ndërkohë, vetëm dy ditë më parë Gjykata e Posaçme e Apelit refuzoi edhe një kërkesë të Belerit për zëvendësim të masës “arrest në burg”.

Pavarësisht thirrjeve të Greqisë, Fredi Beleri, i cili u shpall fitues i zgjedhjeve lokale të 14 majit, vazhdon të mbahet i izoluar në qeli, nën akuzë për blerje votash.

Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës qëndron në qeli prej 12 majit, kur u arrestua si i dyshuar për akuzën e “korrupsionit në zgjedhje”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH