Aktualitet

"Kryebashkiakët para gjyqit", hap Gazetën Liberale

Shkruar nga Liberale
"Kryebashkiakët para gjyqit", hap Gazetën Liberale

Pas arrestimit të kryetarit të Bashkisë Lushnje, si finalizim i operacionit të SPAK, kryeministri mblodhi dje në një takim të gjithë kryebashkiakët, të cilët veç Voltana Ademit në Shkodër prej 2019-s, janë të gjithë përfaqësues të  Partisë Socialiste. Në takim mungonte edhe kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli, i përjashtuar nga partia, por ende në detyrë.

“I vini gishtin kokës!”, ishte porosia e kryesocialistit për të zgjedhurit e tij, ndërsa u kërkoi më shumë seriozitet e përkushtim në mandatin e tretë qeverisës së të majtëve.

I nisur me prezumimin e pafajësisë ndaj Fatos Tushes, megjithëse e përjashtoi nga partia dhe e shkarkoi nga detyra, Rama i sheh këto masa si përcjellja e një mesazhi të fortë për ata të paguhen nga taksapaguesit shqiptarë.

Për më tepër lexoni Gazetën Liberale, print ose online!

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH