Aktualitet

Kriza për fuqi punëtore/ Vendet e lira të punës 33% zëvendësime nga 17%, që ishin pesë vite më parë

Shkruar nga Liberale
Kriza për fuqi punëtore/ Vendet e lira të punës 33%

Kriza demografike që po përjeton vendi gjatë viteve të tranzicionit me emigracion të lartë, rënie të lindjeve dhe plakje të popullsisë, po sjell pasoja dhe mungesa në tregun e punës.

Të dhënat zyrtare tregojnë se vit pas viti, vendet e reja të punës në dispozicion janë në më shumë se në një të tretën zëvendësime. Agjencia Kombëtare e Punësimit, në një analizë të detajuar për treguesit e punësimit, vuri në dukje se 33% e vendeve të lira të punës janë për zëvendësimin e punonjësve që dalin në pension, ose ikin në emigracion.

Të dhënat që i takojnë vitit 2021, tregojnë se bizneset shpallën 24,965 vende të lira pune, prej të cilave 33% ishin zëvendësime dhe 77% ishin vende të hapura rishtas. Në vitin 2017, vendet e lira të punës për zëvendësim përbënin vetëm 17% të totalit të vakancave të shpallura nga bizneset.

Pas 30 vjetësh, deri në fund të vitit 2050, kjo madhësi e kategorisë së moshës duhet të zvogëlohet në rreth 1.32 milionë banorë, ose 24% më pak.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH