Aktualitet

Kriza nga Covid-19/ Basha del në rrugë, takon qytetarët dhe bizneset

Shkruar nga Liberale
Kriza nga Covid-19/ Basha del në rrugë, takon qytetarët dhe

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dalë për të takuar qytetarët dhe bizneset dhe për t'u informuar më shumë prej tyre në lidhje me krizën nga Covid-19. Në një postim në Facebook, Basha shkruan se shqetësim serioz mbetet situata e rënduar ekonomike, pasi qytetarët nuk kanë marrë asnjë lekë, ndërsa bizneset përballen me vështirësi të shumta.

Basha shkruan më tej se qeveria i la pa ndihmë shumicën e qytetarëve dhe bizneseve, për të cilët rifillimi është shumë i vështirë.

Postimi i plotë

Pjesa më e madhe e qytetarëve që takoj në Tiranë i kanë respektuar rregullat e higjenës dhe të distancimit social. Megjithatë shqetësim serioz mbetet situata ekonomike e rënduar nga pandemia e COVID-19. Janë të shumtë qytetarët që nuk kanë marrë asnjë lek ndihmë për kohën e kaluar mbyllur në shtëpi. Edhe bizneset përballen me vështirësi të mëdha. Mungesa e ndihmës rrezikon mbylljen e shumë prej tyre ndërsa të shumtë janë dhe ata që janë detyruar të heqin të punësuar nga listpagesat.

Qeveria Rama i la pa ndihmë shumicën e qytetarëve dhe bizneseve. Rinisja e aktivitetit normal është shumë e vështirë për ta tashmë që veç faturave dhe taksave të larta, përballen me uljen e numrit të blerësve dhe ankthin për të ardhmen e pasigurt.

Xhepat e shqiptarëve janë shkundur nga pandemia ekonomike e qeverisë Rama. Asnjë formë propagande dhe cirku qeveritar nuk e fsheh dot pasigurinë dhe varfërinë e tejskajshme që po pllakos në familjet shqiptare.

[gallery columns="1" size="full" gss="1" ids="1140470,1140467,1140468,1140469,1140471,1140472,1140473,1140474,1140475,1140476,1140477,1140478,1140479"]

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH