Aktualitet

Kriza/ Kryemadhi: Zgjidhja vjen nga programi i opozitës së bashkuar

Shkruar nga Liberale
Kriza/ Kryemadhi: Zgjidhja vjen nga programi i opozitës së bashkuar

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi u shpreh se kriza që ka pushtuar këtë vend vjen vetëm nga programi i opozitës së bashkuar.

Ajo u shpreh se viti që sapo kemi hyrë do të jetë viti i rezistencës dhe fitores në përballjen tonë me atë që ajo e quan klani i tradhëtarlve të interesave kombëtare.

"Viti që sapo kemi hyrë, 2020, do të jetë viti i rezistencës dhe fitores së padiskutueshme në përballjen tonë me klanin e tradhëtarë të interesave kombëtare, me grupet e hajdutëve të votave, me uzurpatorët dhe shkatërruesit e ekonomisë së vendit, me krimin që ka fytyrën e Rilindjes sepse ne sot jemi shumica absolute e padiskutueshme e shqiptarëve.

Kjo sëmundje e rëndë po e gërryen, po e asfikson, po i merr frymën, po e mpak dhe po e mplak Shqipërinë. Ndaj është detyrë patriotike e çdo shqiptari për të kontribuar në shërimin e kësaj të keqeje. Çdo orë dhe minutë është shumë e çmuar, prandaj për asnjë çast s’mund të flemë të qetë përballë Shqiperise që lëngon. Çdo sacrificë e jona nuk është asgjë për të shpëtuar Shqipërinë nga sëmundja e Rilindjes. Ne së bashku do të fitojmë pa asnjë diskutim përballjen me të sepse kemi shpirtin, kemi forcën, kemi idetë, kemi zgjidhjen! Sepse Ne sot jemi shumica absolute e shqiptarëve, që e duam dhe e kemi vendosur Shqipërinë të parën", u shpreh Kryemadhi. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH