Aktualitet

Kriza, Kosovë: Pensionistët dhe studentët do të marrin nga 100 euro shtesë

Shkruar nga Liberale
Kriza, Kosovë: Pensionistët dhe studentët do të marrin nga

Pensionistët e Kosovës në muajin tetor do të marrin nga 100 euro shtesë.

Kështu vendosi Qeveria e Kosovës më 12 tetor.

Ndarja e këtyre mjeteve është në kuadër të pakos për përballje me inflacionin, tha zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, gjatë mbledhjes së Qeverisë.

“Prandaj, për këtë qëllim duhet të ndahen mjete buxhetore prej mbi 28 milionë eurosh”, tha ai.

Bazuar në të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës për vitin 2021, Kosova ka rreth 143 mijë pensionistë që marrin pensionet bazike të moshës, nga 100 euro në muaj, dhe rreth 50 mijë pensionistë kontribut-pagues të moshës. Këta të fundit ndahen në katër kategori dhe marrin nga 182 deri në 265 euro në muaj, varësisht nga niveli i shkollimit që kanë pasur.

Në kuadër të pakos për përballje me inflacionin, që kap shumën 150 milionë eurosh, muajin e kaluar janë mbështetur me dyfishim të vlerës se asistencës sociale familjet që marrin këtë ndihmë. Po ashtu, nga 50 euro shtesë kanë marrë punëtorët e sektorit publik dhe nga 100 euro kanë marrë punëtorët e ndërmarrjeve publike.

Në mesin i këtij muaji, shtesa prej 100 eurosh do të ekzekutohet për pensionistët. Po këtë shumë, pra 100 euro, në muajin nëntor do ta marrin edhe studentët.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH