Aktualitet

Kriza energjitike në Kosovë/ Rama: Po shohim çdo mundësi për ndihmë

Shkruar nga Liberale
Kriza energjitike në Kosovë/ Rama: Po shohim çdo mundësi

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me krizën energjitike në Kosovë. Sipas Ramës ka kërkuar nga ministria e Energjisë çdo mundësi për të ndihmuar Kosovën në përballimin e krizës energjetike në mënyrë që qytetarëve të mos i mungojë rryma gjatë dy ditëve të festave të fundvitit.

“Duke e ndjekur me shqetësim krizën e rëndë energjitike që ka prekur Kosovën kërkova sot nga ministria e Energjisë të vlerësojë çdo mundësi ndihme për qeverinë e Kosovës, që familjeve në Kosovë të mos u mungojë energjia elektrike në dy ditët e festës popullore të ndarjes së viteve!

Shqipëria s’e ka aspak të lehtë mbrojtjen e vijueshme të familjeve e sipërmarrjeve të vogla nga dallga e tërbuar e krizës energjitike që po kërcënon çdo vend, por në sekëlldira të mëdha apo në gëzime popullore siç është Viti i Ri, ne s’mund të mos e ndajmë me Kosovën aq sa kemi”, shkruan Rama.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH