Aktualitet

Kriza energjetike, Dervishi: Shqipëria prodhon 99% të energjisë me burime ujore

Shkruar nga Liberale
Kriza energjetike, Dervishi: Shqipëria prodhon 99% të energjisë

Deklaratat paralajmëruese të kryeministrit Edi Rama për një krizë të jashtëzakonshme energjetike, analisti Lutfi Dervishi i konsideron një retorikë të tepruar për një vend që prodhon 99% të energjisë nga burimet ujore. I ftuar në Ditari në A2 CNN, ai tha se detyra e qeverisë është që të marrë masat në kohë, teksa sugjeroi një rakordim me Kosovën, pasi kjo prodhon 99% të energjisë me qymyr.

“Është e tepruar retorika rreth krizës energjetike, nuk mund të flasë për krizë një vend që prodhon energji. Duhet të ishte e kundërta pasi mund të shesim më shumë. Shqipëria prodhon 99% të energjisë me burime ujore. Shqipëria ka 300 ditë diell. Ujin, diellin dhe erën i kë në dispozicion dhe detyra e qeverisë është t’i kishte marrë masat me kohë, nuk rregullohet çatia ditën që bie shi. Përderisa ka rënë çmimi i paneleve diellore çfarë kemi bërë në këtë drejtim? Shumë vende kanë subvencionuar energjinë diellore, ku je mi ne? Asgjëkundi. Kosova dhe Shqipëria ka përputhje për energjinë Shqipëria për ujin, Kosova me qymyrin. Nëse do rakordoheshim me Kosovën do të ishte një burim i mirë”.

Dervishi theksoi se qeveria duhet të rendisë arsyet kur flet për krizë, pasi nuk mund të kthehemi pas në vitet 2005-2006.

“Dhe nëse e keqmenaxhojmë e shesim lirë dhe e blemë shtrenjtë. Duhet të kthehemi prapë te 2005-2006? Brenda vendit kemi KESH-in që prodhon energji dhe ia shet OSSHE-së. A ka vend për reforma? Përveç menaxhimit është edhe politika që ndiqet për diversifikimin e energjisë një biznes sa të lehtë e ka për të bërë biznes me panelet diellore për prodhimin e energjisë? Sa politika nxitëse kemi bërë me popullatën? Çfarë është bërë për standardet e godinave të reja? Çfarë është bërë në pushtetin lokal për rregullimin e ambienteve. Po flasim për një situatë të brendshme. Nëse flasim për krizë do të thotë të japim dhe arsyet pse ndodh kjo krizë, ka një kompleks që mund të çojë në këtë situatë nuk mund të çohesh në mëngjes dhe të thuash që ka krizë”.

Sipas Dervishit kjo retorikë e gabuar sjell edhe një reaksion zinxhir të rritjeve të çmimeve dhe alarmon popullatën, në një kohë kur Shqipëria ka burime të pafundme energjie.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH