Globi

Kriza e çmimeve, Eurozona rrit normat e interesit për herë të parë pas 11 viteve

Shkruar nga Liberale
Kriza e çmimeve, Eurozona rrit normat e interesit për herë

Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka rritur normat e interesit, për herë të parë, në më shumë se 11 vjet, si përpjekje e vetme që të kontrollojë inflacionin në rritje të eurozonës.

BQE rriti normën bazë të interesit me 0.5 pikë përqindjeje, duke e çuar interesin në 0.0% këtë të enjte (as pozitiv dhe as negativ), dhe madje po planifikon rritje të mëtejshme gjatë vitit.

Norma ka qenë negative që nga viti 2014 për të inkurajuar bankat që të japin hua, në vend të depozitimit apo të ruajtjes së parave në bankë. Çmimet e konsumit në eurozonë u rritën mesatarisht me një normë rekord prej 8.6% në, shifër kjo e regjistruar në qershor dhe që përbën një rekord në 12 muajt e fundit.  Kjo normë është shumë larg mbi objektivin e bankës prej 2%.

Inflacioni është ritmi i rritjes së çmimeve, duke krahasuar dy periudha të caktuara kohe. Për shembull, nëse një shishe qumësht kushton 1 € dhe rritet me 5 cent krahasuar me një vit më parë, atëherë inflacioni i qumështit është 5%.

Bankat qendrore në mbarë botën, duke përfshirë Bankën e Anglisë dhe Rezervën Federale të Amerikës, kanë rritur normat e interesit.

Rritja e kostove të energjisë, karburantit dhe ushqimit po rrit koston e jetesës, duke ushtruar presion mbi familjet.

BQE filloi të ulë normat e interesit pas krizës financiare të vitit 2008 për të stimuluar rritjen, dhe i uli ato deri në -0.5% gjatë pandemisë.

Megjithatë, në fillim të këtij viti ajo sinjalizoi se planifikonte t'i rriste përsëri, megjithëse ekonomistët kishin pritur vetëm një rritje prej 0.25 pikë përqindjeje në korrik.

Ka shqetësime se rritja e inflacionit mund të rrënjoset dhe mungesa e gazit gjatë dimrit mund të rrisë çmimet e energjisë, duke ndikuar më tej në koston e jetesës. /Liberale.al/ 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH