Globi

Kritikat e Lajçak, reagon Hoti: Kërkesat trajtohen sipas situatës

Shkruar nga Liberale
Kritikat e Lajçak, reagon Hoti: Kërkesat trajtohen sipas

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka komentuar letrën e Miroslav Lajçak, në të cilën përfaqësuesi special i Bashkimit Europian për dialogun i kërkoi Prishtinës të lejonte vizita nga zyrtarët e Serbis. Shefi i qeverisë tha se këto kërkesa trajtohen sipas ndjeshmërisë së situatës që kalon vendi.

“Marrëveshjet i respektojmë dhe jemi pro lëvizjes së lire, nuk ka diskutim, ne po punojmë në proces të dialogut që të përmbyllim të gjitha çështjet e hapura që i kemi me Serbinë, por nganjëherë disa çështje janë mjaftë të ndjeshme dhe në kontekst të ndjeshmërisë së situatave. Unë kam pranuar letrën nga zoti Lajçak do t’i përgjigjem dhe në fakt jam në komunikim të rregullt me të, por çdo kërkesë për vizitë duhet të trajtohet në kontekst të ndjeshmërisë së situatës nëpër të cilën po kalojmë”, u shpreh Hoti.

Kjo situatë erdhi pasi qeveria e Kosovës i refuzoi lejen presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, për të vizituar disa zona të vendit.

Lajçak në letrën e tij thotë se është shqetësuese ndalimi që i është bërë presidentit serb për të hyrë në Kosovë. Sipas zyrtarit të BE-së, ky është një sinjal shumë negative për besueshmërinë e Prishtinës në procesin e dialogut dhe dëmton përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH