Letërsi

LETERATURA hapet me: 'Krisja' Kadareane në një lexim postmodern

Shkruar nga Liberale
LETERATURA hapet me: 'Krisja' Kadareane në një lexim

Suplementi “Leteratura” i dedikohet letërsisë shqipe, ku nëpërmjet rubrikave të ndryshme vijnë shkrimtarë, rrëfime, kritika, dhe çdo e re rreth autorëve shqiptarë.

"'Krisja' Kadareane në një lexim postmodern", hap sot Leteraturën.

Ku do të gjeni një Kritikë nga Teuta Dhima me titull: "Qyteti në dy romanet e Gjergj Vlashit: Njeriu i netëve të vjeshtës dhe Netët e një qyteti".

"Aftësitë e Gjergj Vlashit si regjisor, e kanë ndihmuar në krijimin e një subjekti të copëzuar, por që lidhet me fije të padukshme ëndrrash, përfytyrimesh dhe fantazish. Romani Netët e qytetit tim, rrëfen në vetën e parë, ka formën e një ditari, shënime të mbajtura në një periudhë kohore prej 30 ditësh. Çdo natë sjell një personazh", shkruan Dhima.

E më pas do lexoni një Refleksion me titull: "Tre të tashmet që i harrojmë" nga Liridon Mulaj. 

Shënime mbi romanin “Metamorfoza e një kryeqyteti” të Ylljet Aliçkës.

Po ashtu edhe një Kritikë nga Bardh Rugova mbi studimin “Leximet e pafundme të Kadaresë” nga Ballsor Hoxha, botimet UETPRESS.

"Ballsor Hoxha i shmanget metodës së ngurtë dhe ofron një lexim postmodern të veprës së Kadaresë: Duke mos ekzistuar një e vërtetë universale, përse të mos eksplorohen e të kuptohen vlera të tjera kulturore dhe relative të kësaj vepre", shkruan Rugova.

Dhe për ta mbyllur me Rock Rrëmujë nga Loer Kume me titull: "Vezë me kthetra". 

"Bota dhe njerëzit nuk të detyrohen ty asgjë. Ti, nëse di të bësh diçka, bëje, dhe bëje mirë. E pasi ta bësh, puno në atë drejtim pafund. Puno mbi kohën, dhe vendin. Bëhu stalaktit."

Për të mësuar më tepër lexoni suplementin Leteratura në Gazetën Liberale sot dhe çdo të hënë. /Gazeta Liberale

 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH