Aktualitet

Krishtlindja/ Basha mesazh urimi nga kisha e dëmtuar në Laç

Shkruar nga Liberale

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zgjodhi të urojë besimtarët katolikë për Krishtlindje nga kisha e Shën Mhillit në Laç dhe ajo e Shna Ndout, një vend i shenjtë për çdo shqiptar.

“Unë kam besim tek forca e njerëzve që besojnë në Zot, kam besim se një ditë e shenjtë, siç është dita e Krishtlindjes, ka fuqinë dhe magjinë për të bashkuar shqiptarët për të triumfuar mbi çdo vështirësi, për të triumfuar mbi të keqen. Nëse arrijmë këtë, mund të arrijmë çdo projekt tjetër. Kishën e Shën Mëhillit e zgjodha si një nga kishat e goditura nga tërmeti për të dhënë një mesazh shprese, besimi dhe për t’u lutur për të gjithë njerëzit e goditur nga tërmeti, të gjithë njerëzit në nevojë, për të falenderuar shërbëtorët e Zotit, të kësaj kishe dhe të të gjithë kishave të vendit, që janë gjendur pranë njerëzve në nevojë që në çastet e para të fatkeqësisë, për t’i falenderuar nga zemra dhe për t'u uruar të gjithë besimtarëve katolikë e të krishterë, gëzuar për shumë vjet, dhe mot më mirë.”, u shpreh Basha.

Kisha 100 vjecare e Shën Mhillit, ndonëse e dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit hapi dyert dhe u bë strehë për banorët, shtëpitë e të cilëve u dëmtuan nga tërmeti. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH