Life Style

Kriset marrëdhënia mes Adrola Dushit dhe Xhesika Berberit

               Publikuar në : 16:00 - 15/05/21 liberale

Kohët e fundit, ndjekësit vunë re një ftohje të raporteve mes Adrolës dhe Xhesikës, të cilat s’po i shihnim më bashkë. Me të drejtë, publiku mendoi se shoqëria e tyre ishte prishur, por ishte Xhesika ajo që mohoi gjithçka dhe tregoi se kjo s’do të ndodhte kurrë.

“Unë dhe Adrola nuk jemi zënë dhe s’ka për të ndodhur kurrë. Jemi në zemrat e njëra-tjetrës”,- tha modelja më herët.

Mirëpo, ndodhi pikërisht ajo që supozohej të mos ndodhte kurrë. Marrëdhënia e tyre është krisur dhe kush më mirë se rrjetet sociale mund ta tregojë këtë?

Kriset marrëdhënia mes Adrola Dushit dhe Xhesika Berberit,

Iconstyle.al ka vënë re se vajzat nuk e ndjekin më njëra-tjetrën në Instagram, ndërsa “ndarja” e tyre ka qenë pa zhurmë.

Asnjëra prej të dyjave s’ka reaguar publikisht, mirëpo s’dihet nëse postimi i fundit i Adrolës në InstaStory është thumb për Xhesikën.

“Ti s’mund të ndryshosh njerëzit rreth teje, por ti mund të ndryshosh njerëzit rreth teje.”- shkruhet në postimin që le kaq shumë hapësirë për aludime.

<
>
-640-0-609fc06e63f34 (1) -640-0-609fc06e63f34 -640-0-609fc066b8e8e


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back