Aktualitet

Krimi në Divjakë, flet fqinji i çiftit që u vra

               Publikuar në : 20:07 - 18/09/21 liberale

Krim i dyfishtë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Babunjë të Divjakës, ku 58-vjeçari ka vrarë me armë gjaku bashkëshorten dhe më pas veten.

Një nga fqinjët e viktimave është shprehur se ata ishin të qetë, por kohët e fundit grindeshin me njëri-tjetrin.

“Ata s’bënin llafe po kohët e fundit po, Hekurani punonte në bashki, ajo në shtëpi me punët e shtëpisë”, tha banori për TCH.

Dy viktimat janë identifikuar si Hekuran dhe Fëllënxa Rrasa. Nuk dihet ende shkaku i konfliktit të tyre që ka degraduar deri në vrasje, ndërsa pista kryesore e dyshimit është konflikti.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve që sollën ngjarjen e rëndë këtë të shtunë.

Tags: , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back