Aktualitet

Krimi makabër në Korçë, zbardhet dëshmia e autorit

Shkruar nga Liberale
Krimi makabër në Korçë, zbardhet dëshmia e autorit

Zbardhet dëshmia e autorit të krimit makabër në Korçë. Zamir Topi ka deklaruar se shkak për ngjarjen e rëndë është bërë një sherr me Dashnor Osmanin për varrin e nënës. Autori pretendonte se Topi, i cili shiste banane në zonën e Pazarit të Korçës, i ka dëmtuar varrin e nënës.

Topi dhe Osmani kanë varrosur në 2014 në Korçë të afërmit pranë njëri-tjetrit, dhe autori i krimit kishte ngritur pretendimet se Dashnor Osmani i kishte dëmtuar rëndë varrin e nënës së tij.

Zamir Topi ka pohuar se i kishte kërkuar Osmanit të hiqte varrin e të afërmit nga aty dhe t'i rregullonte varrin e nënës. Mes Osmanit dhe Topit, ka pasur konflikt të vazhdueshëm për këtë çështje.

Gjatë marjes në pyetje mësohet se Topi ka shfaqur pendesë për krimin./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH