Aktualitet

Krimi i rëndë brenda familjes, fqinjët: Vetëm kur ndodhi vrasja nuk u dëgjuan britma

Shkruar nga Liberale

Pas krimit shqiptari kishte humbur gjurmët, pasi i kishte rrëfyer me telefon vëllait se ishte shpallur në kërkim, ndërsa të hënën në mbrëmje është dorëzuar para policisë.

Lajmi është bërë i ditur nga Ansa. Avni Meçja , 42 vjeç, ishte dorëzuar vetë në Prokurori. Sipas detajeve të fundit, Meçja është arratisur në Shqipëri gjatë fundjavës dhe më pas është kthyer në Itali.

Avni Mecja pas dorëzimit, u dorëzua në paraburgim. Në orët e vona të pasdites së djeshme ai u paraqit në Prokurorinë e Bolzanos dhe u dëgjua menjëherë nga zv/prokurorja Claudia Andres, e cila po vijon hetimet për vdekjen e partneres së tij Alexandra Elena Mocanu.

Ka qenë vëllai i tij ai që kishte dhënë alarmin, pas një telefonate të Avniut. Ai i kishte thënë se duhej të largohej sepse ishte në kërkim. Kunati dyshoi menjëherë se diçka kishte ndodhur me Alexandra Elena Mocanu dhe kërkoi ndërhyrjen e autoriteteve. Kur agjentët hynë në shtëpi, ata u përballën me realitetin e hidhur. Banakierja e re me origjinë rumune u gjet e pajetë, e mbështjellë me një batanije. Burri i saj kishte ikur me makinën e tij, duke marrë me vete edhe celularin.

Hetuesit po ruajnë konfidencialitetin maksimal për këtë çështje, por disa burime flasin për disa goditje me sende të mprehta. Pas autopsisë, të kërkuar nga prokurori, do të zbardhet edhe shkaku i saktë i vdekjes së gruas. Disa fqinjë thanë se i dëgjonin shpesh duke u grindur , por askush nuk dëgjoi asgjë atë ditë.

Alexandra Elena Mocanu ishte 35 vjeçe dhe punonte si banakiere në një qendër tregtare në Bolzano. Ajo jetonte në një ndërtesë të madhe të vendosur në Viale Trieste, e cila tani është bërë skena e një vrasjeje të tmerrshme.

Alexandra dhe Meçja kishin mbërritur në Bolzano disa muaj më parë nga Verona. Ai ishte një punëtor ndërtimi me histori keqtrajtimi ndaj partneres së tij, ajo ishte nënë e një fëmije prej disa vitesh, punonjëse e një lokali në një qendër tregtare. Fqinjët treguan për grindje të shpeshta, përfshirë një të shtunën, një ditë para se të gjendej trupi i gruas.

Ende nuk ka të dhëna për deklaratat e bëra nga shqiptari pas dorëzimit në prokurori. Nuk dihet ende nëse bashkëshorti i gruas rumune ka rrëfyer se i ka marrë jetën asaj apo nëse ka treguar një version tjetër të asaj që ka ndodhur realisht, në shtëpinë e tyre, mes të shtunës dhe të dielës. /Liberale.al/

https://youtu.be/g2v1BSZM6tI?t=5

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH