Aktualitet

Krimi i dyfishtë në Divjakë/ Vjen ndihma e parë për djalin e çiftit Rrasa

Shkruar nga Liberale
Krimi i dyfishtë në Divjakë/ Vjen ndihma e parë për

Kreu i agjencisë “Stop-krimi”, Fatmir Sena është solidarizuar me thirrjen dëshpëruese të Leonard Rrasës, djali i dy viktimave në Divjakë.

Babai i tij të shtunën në darkë Hekuran Rrasa vrau bashkëshorten, Fëllënxë Rrasa dhe më pas u vetëvra në banesën e tyre në Babunjë të Divjakës.

Në një lidhje skype për emisionin ‘Me zemër të hapur’ në ‘News24’ Sena tha se agjencia do t’i ofrojë të riut 1 vit ushqime falas dhe se do t’i restauronte shtëpinë, e cila është e amortizuar.

“Marrim përsipër për 1 vit ushqime dhe çfarë nevoje të ketë ai në atë shtëpi, do të bëjmë ndërhyrjen. Brenda 3 ditëve i ka pranë shtëpisë.”, tha Sena.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH