Aktualitet

Krimi horror në Tiranë u zbulua nga dëshmia e të penduarit

Shkruar nga Liberale
Krimi horror në Tiranë u zbulua nga dëshmia e të penduarit

Vijojnë të dalin në dritë detaje të reja nga vrasja horror e 23-vjeçares Eglantina Buci nga babai dhe vëllai i saj, Shkëlzen Buci. Sipas BW, vrasja makabre e të resë është zbardhur nga një i penduar.

Krimi horror ka ndodhur në vitin 2012, por dosja u zbardh një ditë më parë, prej ku rezultonte se 23-vjeçarja është ekzekutuar me plumb në kokë nga i vëllai dhe më pas është groposuar prej tij dhe nga i ati në Malin me Gropa.

I penduari iu ka thënë hetuesve se kishte dijeni për një vrasje, pasi ditën e krimit ai e kishte shoqëruar mikun e tij, Shkëlzenin, me të motrën drejt Malit me Gropa, ku ka ndodhur edhe krimi i rëndë. Sipas tij, i vëllai ka debatuar në makinë me Eglantinën.

Po ashtu, ai ka deklaruar para hetuesve se edhe më herët babai i Eglantinës, Faik Buci, kishte tentuar të vriste të bijën. Siç është shprehur i penduari, Faiku e kishte ruajtur vajzën në vendin ku bashkëjetonte me të dashurin, por kishte dështuar në vrasjen e saj.

Ndëkrohë, herën e dytë në lojë ka hyrë edhe vëllai, duke kryer krimin makabër. Mësohet se Faik Buci ishte i ndarë nga bashkëshortja e tij, ndërsa Prokuroria ka krahasuar profilin e ADN së vajzës me të ëmën, ku ka rezultuar se ishin të përputhshme.

Gjithashtu, një emër i njohur për drejtësinë ishte edhe e ëma e Faik Bucit, gjyshja e viktimës, e cila kishte vrarë nusen e djalit të saj, dhe për këtë kishte bërë disa vite burg.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH