Aktualitet

Krimet kundër mjedisit/ Arrestohet administratori i një firmë private

Shkruar nga Liberale
Krimet kundër mjedisit/ Arrestohet administratori i një firmë

Policia e Shtetit ka ndërmarrë operacione kundër krimeve mjedisore, ndërsa ka arrestuar shtetasin R. D., 52 vjeç, banues në Durrës.

"Ky shtetas, i punësuar si administrator në një firmë private, është konstatuar duke hedhur një sasi të konsiderueshme me mbetje ushqimore, në lagjen nr. 14, Durrës, duke shkaktuar ndotje të ajrit", njofton polica.

Njoftimi i policisë: 

Policia e Shtetit vijon operacionet kundër krimeve mjedisore.

Në vijim të kontrolleve të vazhdueshme për parandalimin e krimeve mjedisore, specialistët e Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan shtetasin R. D., 52 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas, i punësuar si administrator në një firmë private, është konstatuar duke hedhur një sasi të konsiderueshme me mbetje ushqimore, në lagjen nr. 14, Durrës, duke shkaktuar ndotje të ajrit.

Materialet në ngarkim të shtetasit R. D. i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH