Aktualitet

Krim në familje/ 48-vjeçari plagos me thikë bashkëshorten, gruaja përfundon në spital

Shkruar nga Liberale
Krim në familje/ 48-vjeçari plagos me thikë bashkëshorten,

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 48-vjeçar, i cili akuzohet se ka plagosur me thikë bashkëshorten e tij.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së mërkurës, në fshatin Grizhë. Gruaja ka përfunduar në spital, jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI I POLICISË

Pas marrjes së njoftimit, mbrëmjen e djeshme, se një shtetas kishte dëmtuar me mjet prerës, bashkëshorten e tij, në banesën e tyre në fshatin Grizhë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe kanë organizuar punën dhe kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, me qëllim arrestimin e këtij shtetasi. Si rezultat, u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi A. Z., 48 vjeç, i cili dyshohet se për motive të dobëta, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), bashkëshorten e tij 38 vjeçe, e cila është jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH